Sport

Odise Roshi transferohet në Sakaryaspor

Në deklaratën e klubit thuhet se është arritur një marrëveshje 2-vjeçare me mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Roshi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e një klubi tjetër turk, Boluspor

Uğur Subaşı  | 22.06.2022 - Përdıtësım : 23.06.2022
Odise Roshi transferohet në Sakaryaspor Foto: Sakaryaspor

Sakarya

Futbollisti shqiptar Odise Roshi është transferuar në Sakaryaspor, klubi i Spor Toto Ligës së Parë, divizioni i dytë i ligave turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e klubit bëhet e ditur se është arritur një marrëveshje 2-vjeçare me mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Roshi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e një klubi tjetër turk, Boluspor.

Futbollisti 31-vjeçar më parë ka luajtur në klube të ndryshme evropiane, si Grozny, Rijeka, Frankfurt, Köln.

Ai me Boluspor sezonin e kaluar ka shënuar një gol në 28 ndeshje.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın