Fatih Erel
02 qershor 2023•Përditësim: 05 qershor 2023
Spanja do të presë garën e tetë të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1, raporton Anadolu.
Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Spanjës do të fillojnë nesër në orën 16:00 në pistën Barcelona-Catalunya e gjatë 4,6 kilometra në qytetin Barcelonës. Ndërsa gara me 66 xhiro do të fillojë të dielën më 4 qershor në orën 15:00.
Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar katër gara dhe shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holanë): 144 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 105
3. Fernando Alonso (Spanjë): 93
4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 69
5. George Russell (Britani e Madhe): 50
- Klasifikimi i ekipeve
1. Red Bull: 249
2. Aston Martin: 120
3. Mercedes: 119
4. Ferrari: 90
5. Alpine: 35