Lionel Messi largohet nga PSG
Trajneri i Paris Saint-Germain (PSG), Christophe Galtier tha se ylli argjentinas, Lionel Messi për herë të fundit të shtunën më 3 qershor do të dalë në fushë me fanellën e PSG
Istanbul
Trajneri i Paris Saint-Germain (PSG), Christophe Galtier tha se ylli argjentinas, Lionel Messi për herë të fundit të shtunën më 3 qershor do të dalë në fushë me fanellën e PSG, transmeton Anadolu.
"Unë kam patur privilegjin të stërvis lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Ndeshja e fundit e Messit në 'Parc des Princes' do të jetë kundër Clermont", tha Galtier në një konferencë për media.
Messi ishte transferuar te skuadra e PSG në vitin 2021.
