Spanja, stacioni i radhës në Formula 1
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 16:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 22 maj në orën 15:00

Stamboll
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e gjashtë të sezonit që do të zhvillohet në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i Madh i Spanjës, do të zhvillohet me 66 xhiro në Pistën Barcelona-Catalunya, e gjatë 4,6 kilometra, në rajonin autonom të Spanjës, Katalonia.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 16:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 22 maj në orën 15:00.
Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar tri gara, ndërsa Charles Leclerc nga Ferrari dy.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Charles Leclerc (Monako): 104 pikë
2. Max Verstappen (Holandë): 66
3. Sergio Perez (Meksikë): 66
4. George Russell (Britani e Madhe): 59
5. Carlos Sainz (Spanjë): 53
- Klasifikimi i ekipeve
1. Ferrari: 157
2. Red Bull: 151
3. Mercedes: 95
4. McLaren: 46
5. Alfa Romeo: 31
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.