SHBA, stacioni i radhës në Formula 1
Nëse piloti i suksesshëm i Mercedes-it, Hamilton përfundon garën me rezultat prej 4 pikësh më shumë se finlandezi Valtteri Bottas, atëherë ai do të bëhet kampion për herë të 6-të

Ankara
Emocionet e kampionatit botëror në Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 19-të të sezonit që do të zhvillohet në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen të shtunën në orën 22:00-23:00 sipas kohës lokale, ku do të zhvillohen 56 xhiro në pistën ‘Circuit of the Americas‘ e gjatë 5.513 metra në Austin të Teksasit në SHBA, ndërsa gara e madhe do të zhvillohet të dielën, në orën 20:10 sipas kohës lokale.
Në organizim, Mercedes është shpallur që më parë kampion në klasifikimin e ekipeve ndërkohë që edhe klasifikimi i pilotëve është drejt përfundimit.
Nëse piloti i suksesshëm i Mercedes-it, Lewis Hamilton përfundon garën me një rezultat 4 pikë më shumë se finlandezi Valtteri Bottas që është kolegu i tij i skuadrës, rivali më i afërt në renditje, atëherë ai do të bëhet kampion për herë të 6-të. Për pilotin britanik do të jetë e mjaftueshme që të garantojë renditjen në krye të listës edhe nëse renditet në vendin e tetë dhe më sipër në garën që do të zhvillohet në SHBA.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para të Grand Prix-it të SHBA-ve në Formula 1 janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani): 363 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 289
3. Charles Leclerc (Monako): 236
4. Sebastian Vettel (Gjermani): 230
5. Max Verstappen (Holandë): 220
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 652 pikë
2. Ferrari: 466
3. Red Bull: 341
4. McLaren: 111
5. Renault: 73