Sport

NBA, Los Angeles Clippers mposht Antonio Spurs me 103:97

Performanca e mrekullueshme e Kawhi Leonard çoi në fitoren e Clippers, duke e bërë ekipin e tij të mëparshëm të përjetojë disfatën e parë këtë sezon

Muhammed Enes Çallı  | 01.11.2019 - Përdıtësım : 01.11.2019
NBA, Los Angeles Clippers mposht Antonio Spurs me 103:97

Ankara

Los Angeles Clippers mposhti San Antonio Spurs me rezultatin 103:97 të enjten në mbrëmje si nikoqire në ndeshjen e NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Spurs shënoi disfatën e saj të parë në këtë sezon.

Kawhi Leonard, i cili u zgjodh dy herë lojtari më mirë në finalet e NBA-së, ishte i pandalshëm duke shënuar 38 pikë dhe 12 kërcime.

Përveç performancës mbresëlënëse të Leonard, Montrezl Harrell gjithashtu ishte i saktë në gjuajtjet e tij, duke shënuar 24 pikë për Clippers.

Në radhët e San Antonio Spurs, DeMar DeRozan shënoi 29 pikë dhe shtatë kërcime, por se nuk ishin të mjaftueshme për t'i sjellë fitore Spurs.

- Rezultatet e së enjtes në NBA:

Atlanta Hawks - Miami Heat: 97:106

New Orleans Pelicans - Denver Nuggets: 122:107

Los Angeles Clippers - San Antonio Spurs: 103:97

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.