Fatjon Cuka
07 Qershor 2025•Përditësim: 07 Qershor 2025
Në Tiranë po zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026, raporton Anadolu.
Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë përfundoi me rezultatin 0:0.
Në stadium të pranishëm janë mijëra tifozë të Kombëtares së Shqipërisë, ndërkohë ekipi kuqezi mbështetet nga mijëra tifozë të tjerë edhe jashtë stadiumit.
Nga ana tjetër, institucionet shqiptare kanë marrë masa shtese të sigurisë, ku janë angazhuar mijëra forca policore për të shmangur incidentet.
Në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikuese, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.