Përfundon epoka e Ruben Amorimit te Manchester United
Manchester United, që nën drejtimin e Amorimit luajti finalen e UEFA Ligës së Evropës, regjistroi 25 fitore dhe 23 humbje në 63 ndeshje
Londër
Manchester United, një nga ekipet e Premier Ligës angleze, njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ruben Amorim, transmeton Anadolu.
"Duke qenë se Manchester United renditet në vendin e gjashtë në Premier Ligë, drejtuesit e klubit kanë vendosur me hezitim se ky është momenti i duhur për të bërë një ndryshim. Klubi e falënderon Rubenin për kontributin e tij dhe i uron suksese në të ardhmen", thuhet në njoftimin e klubit.
Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se në ndeshjen e kampionatit kundër Burnleyt, që do të luhet të mërkurën, skuadrën do ta drejtojë Darren Fletcher.
Trajneri portugez, i cili mori drejtimin e skuadrës nga Manchesteri në nëntor të vitit 2024, sezonin e kaluar arriti të çojë ekipin në finalen e UEFA Ligës së Evropës.
Nën drejtimin e Amorimit, Manchester United zhvilloi 63 ndeshje, duke regjistruar 25 fitore, 15 barazime dhe 23 humbje.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
