Emre Aşıkçı
05 Korrik 2023•Përditësim: 05 Korrik 2023
Paris Saint-Germain (PSG) ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Christophe Galtier, i cili drejtoi klubin për një sezon, transmeton Anadolu.
Eksperti 56-vjeçar iu bashkua PSG-së vitin e kaluar në një marrëveshje dyvjeçare dhe fitoi titujt e Ligue 1 dhe Superkupës së Francës.
"Në fund të sezonit 2022-2023, Paris Saint-Germain informoi Christophe Galtier për vendimin e tij për ndërprerje të kontratës së tij si trajner i ekipit të parë", thuhet sot në deklaratën e klubit.
"I gjithë ekipi i Paris Saint-Germain falënderon Christophe Galtier dhe ndihmësit e tij Thierry Oleksiak dhe Joao Sacramento për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë sezonit dhe u uron atyre gjithë të mirat në karrierën e tyre", thuhet më tej.
Galtier fitoi ligën franceze me Lille në sezonin 2020-2021 para se të transferohej te Nice.
Ndër favoritët për ta zëvendësuar atë është Ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique.