Ekip
02 Nëntor 2020•Përditësim: 03 Nëntor 2020
Klubi gjerman i futbollit Bayern Mynih bëri të ditur se mbrojtësi Niklas Süle është pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19) dhe është në izolim shtëpiak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Bayern thanë se futbollisti 25-vjeçar ndjehet mirë. Ky informacion arriti në prag të udhëtimit të Bayern-it në Salzburg, ku të martën pritet ndeshja e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi Serge Gnabry mungoi në ndeshjen e parë në grupin A kundër Atletico Madridit para dy javësh, por më vonë u lejua të braktisë izolimin pasi ishte negativ në testet e COVID-19. Süle këtë sezon luajti në nëntë prej 11 ndeshjeve të Bayern-it në të gjitha garat, pasi në pjesën më të madhe mungoi për shkak të lëndimit.