Sport

Liga e Kampionëve, përballjet atraktive përfundojnë pa gola

Liga e Kampionëve të UEFA-së solli dy përballje atraktive me kundërshtarë që janë kryefjala e fudbollit evropian, megjithatë të dy sfidat e të tetës së finales përfunduan pa gola

Fatih Erel  | 20.02.2019 - Përdıtësım : 21.02.2019
Liga e Kampionëve, përballjet atraktive përfundojnë pa gola

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Të martën mbrëma, Liga e Kampionëve të UEFA-së solli dy përballje atraktive me kundërshtarë që janë kryefjala e fudbollit evropian, megjithatë të dy sfidat e të tetës së finales përfunduan pa gola, që ka ndodhur vetëm një herë më parë në historikun e kësaj gare, raporton Anadolu Agency (AA).

Liverpooli barazoi në fushë të vet kundër Bayernit të Mynihut me shifrat 0:0, me vetëm dy gjuajtje në portën e kundërshtarit ndërkohë që klubi gjerman nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje në portën e anglezëve.

Ndeshja e kthimit në Allianz Arena të Bayernit, do të luhet më 13 mars.

Gjigantët spanjollë të Barcelonës barazuan me rezultatin identik në terren mysafir te Lyoni i Francës, me çka nikoqiri regjistroi barazimin e katërt në pesë ndeshje.

Ndeshja e kthimit në stadiumin Camp Nou të Barcelonës do të luhet më 13 mars.

Sipas UEFA-s, "kjo është vetëm hera e dytë në historinë e të së tetës së finales të ketë pasur dy ndeshje pa gola në të njëjtën natë".

Sot në orar janë dy sfida tjera në të cilat takohen Schalke - Manchester City dhe Atletico Madrid - Juventus.

Rezultatet:

19 shkurt

Lyon - Barcelona: 0-0

Liverpool - Bayern Mynih: 0-0

12 shkurt

Manchester United - Paris: 0-2

Roma - Porto: 2-1

13 shkurt

Tottenham Hotspur - Borussia Dortmund: 3-0

Ajax - Real Madrid: 1-2

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.