Can Erözden
16 Mars 2023•Përditësim: 17 Mars 2023
Nesër në Nyon të Zvicrës do të hidhen shortet e çerekfinales dhe gjysmëfinales së UEFA Ligës së Kampionëve, transmeton Anadolu.
Mbrëmë, Real Madrid dhe Napoli eliminuan kundërshtarët e tyre, duke u bërë ekipet e fundit që iu bashkëngjitën fituesve tjerë në eliminatoret e 1/16.
Përpos këtyre dy ekipeve, më herët në çerekfinale janë kualifikuar edhe: Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Manchester City, AC Milan dhe Inter Milan.
Kështu, në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë, tre vijnë nga Italia, dy nga Anglia dhe nga një ekip nga Gjermania, Spanja dhe Portugalia.
Në shortin e nesërm, nuk ka asnjë përzgjedhje apo përjashtim sa i përket klubeve, kështu që shorti mund të vendos që mes vete mund të përballen edhe klube nga i njëjti shtet, apo klube që më herët kanë luajtur në të njëjtën grup të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen në datat 11-12 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 18-19 prill.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen në datat 9-10 dhe 16-17 maj.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë më 10 qershor në Stadiumin Olimpik Atatürk në Istanbul. Në këtë stadium është zhvilluar finalja legjendare e vitit 2005 ku Liverpool riktheu rezultatin kundër AC Milan, për të fituar trofeun më prestigjioz të futbollit evropian.