Mutlu Demirtaştan
12 Nëntor 2020•Përditësim: 12 Nëntor 2020
Nesër në “DHL Turkish Grand Prix” do të fillojnë emocionet për fazën e 14-të të kampionatit Botëror të Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e para stërvitore të fazës që do zhvillohet në “Intercity İstanbul Park” do të fillojnë nesër në orën 09:00, ndërsa dita do përfundojë me xhirot e dyta stërvitore që do mbahen në 13:00.
Ditën e shtunë në orën 10:00 më 14 nëntor pilotët do të dalin në pistën për xhirot e treta stërvitore. Në po të njëjtën ditë në orën 13:00 do të zhvillohen edhe xhirot e renditjes.
Turkish Grand Prix e cila përfshihet në kalendarin e Formula 1 pas 9 vitesh, do të zhvillohet në “Intercity İstanbul Park” më 15 nëntor në orën 11:10 me zhvillimin e 58 xhirove në pistën prej 5.3 kilometra.