Selçuk Buğra Gökalp
29 Dhjetor 2022•Përditësim: 30 Dhjetor 2022
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, humbi luftën me kancerin e zorrës së trashë dhe ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, njoftoi në Instagram vajza e tij, Kely Nascimento, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Gjithçka çfarë jemi është falë jush”, ka shkruar Nascimento në një postim në llogarinë e saj zyrtare.
“Të duam pafundësisht. Pusho në paqe”, tha ajo.
I konsideruar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Pele ndihmoi Brazilin të fitojë tre Kupa të Botës në vitet 1958, 1962 dhe 1970.
Gjatë karrierës së tij të dalluar, Pele shënoi 77 gola në 92 paraqitjet e tij për Brazilin.