Yunus Kaymaz
25 Nëntor 2020•Përditësim: 25 Nëntor 2020
Futbollisti legjendar brazilian Pele publikoi një mesazh ngushëllimi për vdekjen e futbollistit argjentinas Diego Armando Maradona, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Lajm i trishtuar. Unë humba një mik të përsosur, ndërsa bota humbi një legjendë. Ka shumë për të thënë, por tani Zoti i dhëntë forcë familjes", shkroi Pele në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në median sociale.
Ndryshe, legjenda argjentinase Maradona sot ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.