Bakir Tiro
08 Dhjetor 2017•Përditësim: 09 Dhjetor 2017
RIO DE JANEIRO (AA) - Përgëzoj Cristiano Ronaldon për marrjen e Topit të pestë të Artë. Do të doja të kisha rastin që të luaja me ty në të njëtën skuadër, shkroi futbollisti i famshëm brazilian, 77-vjeçari Pele në profilin e tij në Twitter, transmeton Anadolu Agency (AA).
Portugezi Ronaldo mbrëmë fitoi për të pestën herë Topin e Artë, çmimin e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) që i ndahet futbollistit më të mirë të botës. Kështu barazoi për nga çmimet e fituara me argjentinasin Lionel Messi.
Përveç Ronaldos dhe Messit, në mesin e futbollistëve më të mirë të planetit të të gjitha kohërave shumë ekspertë dhe analistë të sportit llogarisin edhe Pelen.