Övünç Kutlu
26 Qershor 2018•Përditësim: 27 Qershor 2018
NEW YORK (AA) - James Harden i ekipit Houston Rockets në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA) të hënën fitoi Çmimin e Lojtarit më të Vlefshëm (MVP) në ceremoninë e dytë vjetore të NBA Awards të mbajtur në Los Anxhelos të Kalifornisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Harden ka shënuar mesatarisht 30.4 pikë gjatë sezonit të rregullt për të kaluar në epërsi mbi lojtarët e tjerë. Ai gjithashtu i çoi Rocketsat drejt një rekordi prej 65 fitoresh nga 82 ndeshje të rregullta sezonale para se të eliminoheshin nga kampionët Golden State Warriors në ndeshjen e shtatë të finaleve të Konferencës Perëndimore.
Gjatë qëndrimit të tij në Oklahoma City Thunder, Harden kishte fituar Çmimin e Lojtarit të Gjashtë (Sixth Man Award) pas sezonit 2011-12.
Ndërkaq, ish-basketbollisti i Thunder Kevin Durant fitoi çmimin MVP pas sezonit 2013-14, kurse lojtari aktual i Thunder Russell Westbrook mori këtë trofe vitin e kaluar.
Ben Simmons nga Philadelphia 76'ers mori çmimin e Fillestarit të Vitit të hënën mbrëma, ndërsa Rudy Gobert i Utah Jazz fitoi atë të Lojtarit Mbrojtës të Vitit.
Dwane Casey, i cili udhëhoqi ekipin Toronto Raptors në një rekord prej 59 fitoresh këtë sezon, por u pushua pasi ekipi i tij u eliminua në playoffs, mori çmimin e Trainerit të Vitit. Casey do të bëhet trajneri kryesor i Detroit Pistons vitin e ardhshëm.
Dikembe Mutombo, i cili kaloi 18 sezone në NBA dhe hapi një spital në vendin e tij Republikën Demokratike të Kongos në vitin 2007, mori çmimin Sager Strong.
Të përzgjedhurit 12 herë në NBA All-Star, Oscar Robertson, i cili i priu thirrjeve për agjenci të lirë dhe paga më të larta për lojtarët profesionistë gjatë viteve 1970, iu dha çmimi i Arritjes Jetësore.