Sport

Lakers mposht Jazz-in pa yjet LeBron dhe Davis

Gjermani Dennis Schroder shënoi koshin e barazimit në sekondat e fundit dhe përfundoi ndeshjen me 25 pikë, duke plotësuar mungesën James-it dhe Davis-it, të cilët munguan për shkak të lëndimeve

Ali Murat Alhas  | 18.04.2021 - Përdıtësım : 20.04.2021
Lakers mposht Jazz-in pa yjet LeBron dhe Davis

Ankara

Los Angeles Lakers mundën Utah Jazz-in në kohën shtesë në NBA me rezultatin 127-115 në Staples Center pa superyjet LeBron James dhe Anthony Davis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Basketbollisti gjerman Dennis Schroder shënoi koshin e barazimit në sekondat e fundit dhe përfundoi ndeshjen me 25 pikë, duke plotësuar mungesën James-it dhe Davis-it, të cilët munguan për shkak të lëndimeve.

Andre Drummond dhe Kentavious Caldwell-Pope gjithashtu luajtën rol në fitore, duke shënuar përkatësisht 27 dhe 25 pikë.

Jordan Clarkson kryesoi tek Jazz me 27 pikë, ndërsa sulmuesi turk Ersan Ilyasova kontribuoi me 20 pikë, rekord i këtij sezoni për të, duke përfshirë pesë trepikësh radhazi.

Krahas Lakers-it, edhe tek Utah Jazz munguan Donovan Mitchell, Mike Conley dhe Rudy Gobert.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın