Sport

Jose Manuel Diaz Gallego fiton Turneun Presidencial të Çiklizmit të Turqisë

Gallego, 26 vjeç, përfundoi turneun me tetë etapa të gjatë 1.244 kilometra në 29 orë, 19 minuta dhe 40 sekonda

Muhammed Enes Çallı  | 18.04.2021 - Përdıtësım : 19.04.2021
Jose Manuel Diaz Gallego fiton Turneun Presidencial të Çiklizmit të Turqisë ( Mustafa Çiftçi - Anadolu Agency )

Ankara

Çiklisti spanjoll Jose Manuel Diaz Gallego i ekipit Delko të Francës fitoi Turneun e 56-të Presidencial të Çiklizmit të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Turneu i 56-të Presidencial i Çiklizmit i Turqisë përfundoi me fazën e fundit në rutën Bodrum-Kuşadası, e gjatë 160,3 kilometra.

Gallego, 26 vjeç, përfundoi turneun me tetë etapa të gjatë 1.244 kilometra në 29 orë, 19 minuta dhe 40 sekonda.

Ndërkaq, çiklisti australian Jay Vine i ekipit Alpecin-Fenix nga Belgjika përfundoi i dyti, një sekondë pas fituesit, ndërsa çiklisti argjentinas Eduardo Sepulveda i ekipit italian Androni Giocattoli-Sidermec doli i treti, gjashtë sekonda prapa.

Çiklisti britanik nga Deceuninck-Quick Step, Mark Cavendish, ishte fituesi i fazës së fundit dhe të tetë të turneut pasi përfundoi garën në 3 orë, 24 minuta dhe 38 sekonda.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.