Emre Aşıkçı
02 qershor 2021•Përditësim: 03 qershor 2021
Denver Nuggets ka shënuar fitore me rezultatin 147-140 ndaj Portland Trail Blazers për të marrë epërsinë e serisë prej 3-2 në "play off"-in e NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nikola Jokiç dhe Michael Porter Jr. i Nuggets shënuan "double-double" në “Denver's Ball Arena”. Jokiç shënoi 38 pikë dhe 11 kërcime ndërsa Porter përfundoi me 26 pikë dhe 12 kërcime.
Gjithashtu, Monte Morris doli nga stoli për të shtuar 28 pikë në fitore.
Për Trail Blazers, Damian Lillard shënoi 55 pikë dhe 10 asiste por Blazers pësoi disfatë nga Denver Nuggets në kohën shtesë të dyfishtë.
Robert Covington shënoi "double-double" me 19 pikë dhe 11 kërcime.
Rezultatet:
Konferenca Perëndimore:
(2) Phoenix Suns - (7) Los Angeles Lakers : 115 - 85 (Suns udhëheq serinë 3-2)
(3) Denver Nuggets - (6) Portland Trail Blazers: 147 - 140 (Nuggets udhëheq serinë 3-2)
Konferenca Lindore:
(2) Brooklyn Nets - (7) Boston Celtics: 123-109 (Nets udhëheq serinë 4-1)