Mutlu Demirtaştan
24 Maj 2024•Përditësim: 25 Maj 2024
Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e tetë të sezonit nën organizimin e Monakos, raporton Anadolu.
Gara me 78 xhiro do të zhvillohet në pistën me një gjatësi prej 3.3 kilometrash që mban të njëjtin emër me Monakon. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 16:00 ndërsa gara të dielën më 26 maj në orën 15:00.
Deri më tani piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen ka fituar 5 gara ndërsa piloti spanjoll nga ekipi i Ferrarit, Carlos Sainz dhe piloti Lando Norris nga McLaren kanë nga një fitore.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
- Pilotët
1. Max Verstappen (Holaandë): 161 pikë
2. Charles Leclerc (Monako): 113
3. Sergio Perez (Meksikë): 107
4. Lando Norris (Britani e Madhe): 101
5. Carlos Sainz (Spanjë): 93
- Ekipet
1. Red Bull: 268
2. Ferrari: 212
3. McLaren: 154
4. Mercedes: 79
5. Aston Martin: 44