Doğa Kırmızıoğlu
27 tetor 2023•Përditësim: 28 tetor 2023
Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojnë garën e 20-të të sezonit në Meksikë, raporton Anadolu.
Çmimi i Madh i Meksikës do të mbahet në kuadër të organizimit ku piloti holandez Max Verstappen nga Red Bull u shpall për herë të tretë kampion bote radhazi në etapën e 18-të që u mbajt në Katar.
Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Meksikës do të fillojnë më 29 tetor, të dielën në orën 23:00, në pistën prej 4.304 kilometra Hermanos Rodriguez në kryeqytetin Meksiko ndërsa gara prej 71 xhirosh do të mbahet po të njëjtën ditë në orën 22:00.
Këtë sezon pilotët nga Red Bull, Max Verstappen ka 15 fitore, Sergio Perez 2 dhe nga (Ferrari) Carlos Sainz një fitore. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
- Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 466 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 240
3. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 201
4. Fernando Alonso (Spanjë): 183
5. Carlos Sainz (Spanjë): 171
- Ekipet
1. Red Bull: 706
2. Mercedes: 344
3. Ferrari: 322
4. McLaren: 242
5. Aston Martin: 236