Sport

Meksika, ndalesa e radhës në Formula 1

Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 20-të të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Meksikës

Yunus Kaymaz  | 24.10.2025 - Përdıtësım : 25.10.2025
Meksika, ndalesa e radhës në Formula 1

Londër

Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 20-të të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Meksikës, raporton Anadolu.

Gara do të zhvillohet me 71 xhiro në pistën "Hermanos Rodriguez" me një gjatësi prej 4.3 kilometrash në kryeqytetin Meksiko. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 23:00 ndërsa gara të dielën më 26 tetor në orën 21:00 sipas kohës lokale.

Deri më tani në garat e zhvilluara këtë sezon në F1, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 7 fitore ndërsa Lando Norris dhe kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen nga 5 dhe piloti i Mercedesit, George Russell dy fitore.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:

- Pilotët

1. Oscar Piastri (Australi): 346

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 332

3. Max Verstappen (Holandë): 306

4. George Russell (Britani e Madhe): 252

5. Charles Leclerc (Monako): 192

- Ekipet

1. McLaren: 678

2. Mercedes: 341

3. Ferrari: 334

4. Red Bull Racing: 331

5. Williams: 111



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın