Yunus Kaymaz
04 Nëntor 2017•Përditësim: 05 Nëntor 2017
STAMBOLL (AA) - Piloti brazilian Felipe Massa, nga ekipi Williams i Formula 1 ka njoftuar se në fund të sezonit do t'i japë fund karrierës së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Piloti 36 vjeçar, vitin e kaluar njoftoi largimin e tij nga pistat, por u rikthye sërish duke mos refuzuar ftesën e bërë nga Williams e cila ndodhej në situatë të vështirë për shkak të transferimit të Valtteri Bottas tek Mercedes.
Në një deklaratë për gazetarët, Massa është shprehur se këtë herë vendimi i tij është përfundimtar. Duke vënë në dukje se ka shtyrë planet e tij për të ndihmuar Williams, Massa ka theksuar se me ekipin ka kaluar një katër vjeçar të mrekullueshëm dhe se me përfundimin e sezonit pas dy garave do t'i japë fund karrierës së tij në Formula 1.
Në karrierën e tij 15 vjeçare në Formula 1, Massa ka fituar 11 gara.