Mutlu Demirtaştan
13 Maj 2018•Përditësim: 14 Maj 2018
STAMBOLL (AA) - Ekipi rus Zenit ka marrë vendimin për të ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin italian Roberto Mancini, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga klubi njoftohet se është vendosur që marrëveshja me Mancinin të përfundojë me marrëveshje të përbashkët. Ndër të tjera në deklaratën ku bëhet e ditur se marrëveshja do të hyjë në fuqi që nga dita e nesërme, theksohet se ndaj trajnerit italian nuk do të paguhet ndonjë dëmshpërblim.
Trajneri 53 vjeçar Mancini mori drejtimin e ekipit Zenit vitin e kaluar, ndërsa ai ka qenë edhe trajner i ekipeve si Fiorentina, Lazio, Inter, Manchester City në Britani dhe Galatasaray në Turqi.
Zenit i cili ka treguar një performancë me ulje dhe ngritje këtë sezon me Mancinin, nuk pati mundësinë të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve të UEFA-s. Po ashtu për Mancinin flitet se ai do të kalojë në krye të kombëtares italiane.