Muhammed Enes Çallı
09 Tetor 2020•Përditësim: 09 Tetor 2020
ANKARA (AA) – Klubi rus i basketbollit Zenit Saint Petersburg sot konfirmoi se dy lojtarët e saj dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Si rezultat i testimit të rregullt të ekipit kryesor rezultatet pozitive të COVID-19 u zbuluan tek lojtarët Anton Pushkov dhe Austin Hollins si dhe masazhisti Andrei Kozlov", bëri të ditur klubi.
"Fatkeqësisht, megjithë shtrirjen e plotë të masave të marra nga klubi për të parandaluar infeksionin e koronavirusit, ne nuk mund të shmangim dështimet", tha Zenit në Twitter.
Personat e infektuar janë vendosur në izolim.