Selçuk Buğra Gökalp
31 Maj 2023•Përditësim: 31 Maj 2023
Manchester United njoftoi sot se Anthony Martial do të humbasë finalen e Kupës FA të Anglisë të shtunën për shkak të lëndimit, transmeton Anadolu.
Sulmuesi francez pësoi një lëndim të dielën gjatë ndeshjes së Premier Ligës kundër Fulham-it, të cilën "Djajtë e Kuq" e fituan me rezultatin 2:1 në "Old Trafford".
Sipas vlerësimeve të fundit, 27-vjeçari nuk do të jetë në formacion në përballjen në "Wembley" kundër rivalëve të Manchester City-t, sipas vlerësimeve të fundit.
Martial iu bashkua Manchester Unitedit nga skuadra franceze e Ligue 1, Monaco në vitin 2015 ndërsa më pas u huazua te klubi spanjoll Sevilla për gjysmë sezoni në vitin 2022.
Në vitin 2016, ai ndihmoi Unitedin të fitojë titullin e Ligës së Evropës UEFA dhe Kupën e Anglisë FA.
Lojtari francez ndihmoi gjithashtu kombëtaren e tij të fitonte trofeun e Ligës së Kombeve të UEFA-s 2022.