Emre Aşıkçı
31 Maj 2023•Përditësim: 01 Qershor 2023
Thiago Seyboth Wild, i cili renditet i 172-ti në tabelën e ATP-së, mposhti Daniil Medvedev në duelin me pesë sete në raundin e parë të French Open të martën, raporton Anadolu.
Braziliani 23-vjeçar mundi tenistin e dytë Medvedev me sete 7:6, 6:7, 2:6, 6:3 dhe 6:4 në një ndeshje që zgjati 4 orë e 15 minuta në Court Philippe-Chatrier.
"Dua të them, unë e kam parë Daniil duke luajtur që në fillim të karrierës time si i vogël deri më sot", tha Seyboth Wild pas fitores. “Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në këtë fushë kundër kësaj kategorie të lojtarëve. Kjo është një ëndërr e realizuar", tha ai.
Lojtarja kazake Elena Rybakina, e cila radhitet e katërta në listë në kategorinë e femrave, mposhti tenisten çeke Brenda Fruhvirtova.
Tenistja e parë e botës, Iga Swiatek, fitoi ndaj tenistes spanjolle Cristina Bucsa duke kaluar në fazën tjetër.
Gjithashtu, Holger Rune, Taylor Fritz dhe Grigor Dimitrov u kualifikuan në raundin e dytë në kategorinë e meshkujve.