Yunus Kaymaz
07 Shtator 2019•Përditësim: 08 Shtator 2019
Tenisti spanjoll Rafael Nadal dhe ai rus Daniil Medvedev do të përballen në finalen e turneut të madh US Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Në turneun e fundit të madh të sezonit që po zhvillohet në New York të Shteteve të Bashkuar të Amerikës (SHBA), bartësi i dytë, Nadal, u përball me bartësin e 24-t, italianin Matteo Berrettini në gjysmëfinale.
Nadal, për herë të 27 u kualifikua në finale në turnetë e mëdha, pasi fitoi ndaj kundërshtarit të tij i cili në karrierë për herë të parë luan në gjysmëfinale në ndonjë turne të madhe, me rezultatin 3-0 në sete, gjegjësisht 7-6, 6-4 dhe 6-1.
Ndeshja tjetër e gjysmëfinales tek meshkujt u luajt mes bartësit të 5-të Daniil Medvedev dhe atij 78-t bullgarit Grigor Dimitrov. Medvedev fitoi me rezultatin 3-0 në sete, gjegjësisht 7-6, 6-4, dhe 6-3.
Tenisti 23 vjeçar Medvedev për herë të parë në karrierën e tij u kualifikua në finale të ndonjë turneu të madh.
Finalja mes Nadal dhe Medvedev do të zhvillohet nesër në ora 22.00.