Selçuk Buğra Gökalp
14 Mars 2023•Përditësim: 14 Mars 2023
Gjiganti spanjoll Real Madridi dhe skuadra angleze e Premierligës Liverpooli do të takohen të mërkurën në ndeshjen e dytë të UEFA-s për fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu.
"Los Merengues", të cilët kryesojnë me tre gola diferencë pas ndeshjes së parë në "Anfield" e cila përfundoi 5:2 në favor të tyre, duket si skuadra më e mundshme për të arritur në gjysmëfinale.
Seria pa humbje e Real Madridit në shtatë ndeshje kundër "Redsave" në Ligën e Kampionëve mund të rrisë gjithashtu besimin e nikoqirëve.
"Liverpooli është një ekip i madh që na shkaktoi telashe në pjesën e parë, kështu që kisha thënë, për fat të keq, se kjo ndeshje nuk ka përfunduar. Në asnjë mënyrë", tha trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Ndërkohë, Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit tha: "Sigurisht, nuk është mirë të humbasësh një ndeshje 5:2. Në futboll, këto gjëra mund të ndodhin, veçanërisht kur kundërshtari është po aq i qetë dhe i sigurt sa Real Madridi. Tani është puna jonë të sigurojmë se do t'i marrim këto gabime, të mësojmë prej tyre, si dhe do t'i marrim edhe gjërat e mira".
Nuk është e sigurtë nëse mbrojtësit e Realit, David Alaba dhe Ferland Mendy do të përfshihen në përballjen me skuadrën angleze.
Ndërsa anësori kolumbian Luiz Diaz dhe mesfushori spanjoll Thiago Alcantara janë mes lojtarëve të lënduar në radhët e Liverpoolit.
- Ndeshjet e kthimit të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve:
E martë
Manchester City (Angli) - Leipzig (Gjermani) (1:1)
Porto (Portugali) - Inter Milan (Itali) (0:1)
E mërkurë
Real Madrid (Spanjë) - Liverpool (Angli) (5:2)
Napoli (Itali) - Eintracht Frankfurt (Gjermani) (2:0)