Fatih Erel
14 Mars 2019•Përditësim: 14 Mars 2019
Me ndeshjet e zhilluara mbrëmë, në të cilat Liverpooli anglez triumfoi mbi gjermanët e Bayernit të Mynihut dhe Barcelona mbi Lyonin francez, janë mësuar emrat e 8 ekipeve më të mira, të cilat do të luajnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të UEFA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e shortit do të mbahet në Nyon të Zvicrës të premten në mesditë.
Pas dy ndeshjeve të para të cilat përfunduan pa gola, mbrëmë Liverpooli triumfoi në fushën mysafire të Bayernit të Mynihut me rezultatin 3:1 ndërsa Barcelona në Camp Nou, mposhti Lyonin me rezultatin 5:1.
Në çerekfinale janë kualifikuar 4 ekipe angleze dhe nga një ekip nga Spanja, Portugalia, Italia dhe Holanda.
Ekipet
Ajax (Holandë)
Barcelonë (Spanjë)
Juventus (Itali)
Liverpool (Angli)
Manchester City (Angli)
Manchester United (Angli)
Porto (Portugali)
Tottenham Hotspur (Angli)
Oraret janë si më poshtë:
9/10 prill: Çerekifinale, ndeshja e parë
16/17 prill: Çerekifinale, ndeshja e dytë
30 prill/1 maj: Gjysmëfinale, ndeshja e parë
7/8 maj: Gjysmëfinale, ndeshja e dytë
1 qershor: Finalja – Estadio Metropolitano, Madrid