Fatih Erel
14 Mars 2019•Përditësim: 15 Mars 2019
STAMBOLL (AA) - Fundjava para nesh sjell fillimin e sezonit të ri të garave në Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas kalendarit të garave, sezoni fillon më 17 mars në Melburn të Australisë ndërsa do të përfundojë me garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe më 1 dhjetor.
Sezoni 2019 ka paraparë mbajtjen të gjithsej 11 garave në Evropë, pesë në Azi, katër në Amerikë dhe një në Australi.
Raundi kualifikues i garës së parë të Formula 1 që do të mbahet në Melburn do të zhvillohet të shtunën ndërsa eventi kryesor është caktuar për ditën e diel.
Pilotët do të garojnë në pistën e Melburnit të gjatë 5.303 metra, ku do të duhet të përshkojnë 58 xhiro.
Kalendari i Formula 1 për vitin 2019:
Data Çmimi i Madh
17 mars Melbourne
31 mars Bahrein
14 prill Shanghai
28 prill Baku
12 maj Barcelonë
26 maj Monaco
9 qershor Montreal
23 qershor Le Castellet
30 qershor Spielberg
14 korrik Silverstone
28 korrik Hockenheim
4 gusht Budapest
1 shtator Spa
8 shtator Monza
22 shtator Singapor
29 shtator Soçi
13 tetor Suzuka
27 tetor Mexico City
3 nëntor Austin
17 nëntor Sao Paulo
1 dhjetor Abu Dhabi