Sport

Las Vegas, ndalesa e radhës në Formula 1

Gara do të zhvillohet me 50 xhiro në pistën me një gjatësi prej 4.309 metrash në qytetin e Las Vegasit në shtetin Nevada të SHBA-së

Emre Aşıkçı  | 21.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Las Vegas, ndalesa e radhës në Formula 1

Istanbul

Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 20-të të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Las Vegasit, raporton Anadolu.

Gara do të zhvillohet me 50 xhiro në pistën me një gjatësi prej 4.309 metrash në qytetin e Las Vegasit në shtetin Nevada të SHBA-së. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 05:00 ndërsa gara të dielën më 23 nëntor në orën 05:00.

Në dy vendet e para në renditjen e pilotëve janë të renditur piloti britanik Lando Norris me 390 pikë dhe piloti australian Oscar Piastri me 366 pikë pas tij, që garojnë për McLaren fituese kampione për dy herë radhazi në klasifikimin e ekipeve.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave përpara të Grand Prix-it të Las Vegasit janë si në vijim:


- Pilotët:

1. Lando Norris (Britani e Madhe): 390 pikë

2. Oscar Piastri (Australi): 366

3. Max Verstappen (Holandë): 341

4. George Russell (Britani e Madhe): 276

5. Charles Leclerc (Monako): 214


- Ekipet:

1. McLaren: 756

2. Mercedes: 398

3. Red Bull Racing: 366

4. Ferrari: 362

5. Williams: 111




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.