Sport

Kosova mposht Malin e Zi me rezultat 2 me 0

Aktualisht Kosova mban vendin e tretë me 11 pikë, pas Anglisë me 15 pikë dhe Republikës së Çekisë me 12 pikë

Agim Sulaj  | 15.10.2019 - Përdıtësım : 15.10.2019
Kosova mposht Malin e Zi me rezultat 2 me 0 Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mposhtur Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, raporton Anadolu Agency (AA).

Golin e parë e ka shënuar me kokë kapiteni i ekipit kosovar, Amir Rrahmani, pas një asistimi nga rivënia nga këndi nga Bersant Celina në minutën e 10-të të ndeshjes.

Rezultatin e ka dyfishuar sulmuesi kosovar Vedat Muriqi në minutën e 35-të duke shënuar nga tentimi i dytë në përballje me portierin e kundërshtarëve, për ta çuar rezultatin në 2 me 0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. 

Në pjesën e dytë Kosova pati disa raste, por nuk arriti të thellojë rezultatin dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2 me 0. 

Kosova është në Grupin A në garat për kualifikime në Euro 2020 me një grup me Anglinë Republikën e Çekisë, Malin e Zi dhe Bullgarinë. Aktualisht ajo mban vendin e tretë me 11 pikë, pas Anglisë me 15 pikë dhe Republikës së Çekisë me 12 pikë. 

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është më 14 nëntor si mysafire kundër Republikës së Çekisë.

Pas humbjes përballë Turqisë disa ditë më parë, Shqipëria ka triumfuar në ndeshjen me Moldavinë. Ndeshja Moldavi-Shqipëri e zhvilluar në stadiumi “Zimbru” ka përfunduar me rezultatin 0-4 në favor të kuqezinjve.

Golat për Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen eliminatoreve për kampionatin e futbollit "Euro 2020" janë shënuar nga Cikalleshi, Bare, Trashi dhe Manaj. 

Për fazën eliminatore të "Euro 2020" Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın