Agim Sulaj
08 Qershor 2019•Përditësim: 08 Qershor 2019
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka barazuar me ekipin e Malit të Zi në Podgoricë në ndeshjen për kualifikimet në Kampionatin Evropian "EURO 2020", transmeton Anadolu Agency (AA).
Kosova krijoi e para epërsi, ku në minutën e 25 shënoi nëpërmjet Milot Rashicës. Pjesa e parë e ndeshjes u përmbyll në epërsi të Kosovës.
Por, në pjesën e dytë, Mali i Zi ka arritur të barazojë shifrat ndaj Kosovës, nëpërmjet Stefan Mugosa, që shënoi golin e barazimit në minutën e 69-të.
Pas dy ndeshjeve në Grupin A, Kosova ka dy pikë në vendin e tretë ndërsa Mali i Zi në vendin e fundit ka dy pikë.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan të hënën në Sofje ndaj Bullgarisë.