BALLKANI

Kosova humb kundër Anglisë në shtëpi

Në ndeshjen e fundit në Grupin A në kuadër të fazës eliminatore, Kosova humbi nga Anglia në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë me rezultatin 0-4

Agim Sulaj  | 17.11.2019 - Përdıtësım : 18.11.2019
Kosova humb kundër Anglisë në shtëpi ( Erkin Keçi Anadolu Anadolu)

Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës ka humbur duelin kundër Kombëtares së Anglisë në kuadër të fazës eliminatore për Kampionatin Evropian "Euro 2020" me rezultatin 0-4, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës në minutën e 32-të me golin e mesfushorit Harry Winks, pas asistimit nga Oxlade-Chamberlain, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Epërsia është dyfishuar në pjesën e dytë të ndeshjes, kur shënoi sulmuesi anglez Harry Kane në minutën e 79-të.

Vetëm katër minuta pas këtij goli, rezultatin në 0-3 e ka rritur Marcus Rashford pas asistimit nga Sterling në minutën e 83-të.

Në dy minutat shtesë të lojës, Anglia thelloi rezultatin në 0-4 me golin e Mason Mount, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Ky ishte raundi dhe ndeshja e fundit e të dyja kombëtarëve në Grupin A.

Kosova mbetet në pozitën e tretë në grup dhe nuk arriti të kualifikohet, pas Anglisë dhe Çekisë të cilat e kanë siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020. Megjithatë Kosova ka edhe një mundësi në mars për t’u bërë pjesë e Euro 2020 përmes Ligës së Kombeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın