Sport

Kina, stacioni i radhës në Formula 1

Gara do të zhvillohet më 21 prill të dielën në orën 09:00

Mutlu Demirtaştan  | 19.04.2024 - Përdıtësım : 24.04.2024
Kina, stacioni i radhës në Formula 1

Istanbul

Australia do të jetë organizatore e garës së pestë të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1, raporton Anadolu.

Gara me 56 xhiro do të zhvillohet në pistën Ndërkombëtare të Shanghait me një gjatësi prej 5.4 kilometrash. Renditja për sprint do të zhvillohet sot ndërsa gara sprint nesër në orën 05:00 dhe xhirot e renditjes do të mbahen gjithashtu nesër në orën 09:00. Gara do të zhvillohet më 21 prill të dielën në orën 09:00.

Garat në Bahrein, Arabinë Saudite dhe Japoni i fitoi piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen. Ndërsa Çmimin e Madh të Australisë e fitoi piloti spanjoll nga ekipi i Ferrarit, Carlos Sainz.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Kinës janë si më poshtë:


- Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 77 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 64

3. Charles Leclerc (Monaco): 59

4. Carlos Sainz (Spanjë): 55

5. Lando Norris (Britani e Madhe): 37


- Ekipet

1. Red Bull: 141

2. Ferrari: 120

3. McLaren: 69

4. Mercedes: 34

5. Aston Martin: 33



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın