Sport

Sot caktohen gjysmëfinalistët në UEFA Ligën e Konferencës

Përfaqësuesi i vetëm turk në këtë organizim, Fenerbahçe, do të presë klubin grek Olympiakos. Ndeshja e parë në Greqi përfundoi në favor të Olympiakosit me rezultatin 3-2

Fatih Erel  | 18.04.2024 - Përdıtësım : 19.04.2024
Sot caktohen gjysmëfinalistët në UEFA Ligën e Konferencës

Istanbul

Me ndeshjet që do të zhvillohen sot në çerekfinalet e UEFA Ligës së Konferencës, do të caktohen gjysmëfinalistët e turneut, raporton Anadolu.

Në organizimin e tretë më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, sot do të zhvillohen ndeshjet kthyese çerekfinale.

Përfaqësuesi i vetëm turk në këtë organizim, Fenerbahçe, do të presë klubin grek Olympiakos. Ndeshja e parë në Greqi përfundoi në favor të Olympiakosit me rezultatin 3-2.

Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 2 dhe 9 maj. Finalja e sivjetme e Ligës së Konferencës do të luhet më 29 maj në stadiumin "Agia Sophia" në Athinë të Greqisë.

Programi i ndeshjeve kthyese çerekfinale është si në vijim:

18:45 Lille (Francë) - Aston Villa (Angli) (1-2)

18:45 Fiorentina (Itali) - Viktoria Plzen (Çeki) 0-0

21:00 PAOK (Greqi) - Club Brugge (Belgjikë) (0-1)

21:00 Fenerbahçe (Türkiye) - Olympiakos (Greqi) (2-3)



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın