Ekip
25 Tetor 2018•Përditësim: 26 Tetor 2018
MOSKË (AA) - Atletja ruse e disiplinës në hedhjen e gjyles, është dënuar me një pezullim pasi rezultoi pozitive me një koktej të katër substancave të ndaluara në testin e dopingut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata Ruse e Atletikës thotë se mostra e Tatyana Kachegina ka përbërë steroidin anabolik turinabol dhe stanozolol, si dhe ilaçin për zemër meldonium dhe GHRP-2, i cili bën trupin të tajojë hormone.
Ajo është dënuar me një pezullim katërvjeçar.
Federata ruse thotë se edhe katër atletë tjerë rusë janë dënuar me pezullim. Tre kanë rezultuar pozitivë në testin e dopingut ndërsa njëri nuk ka dhënë mostrën e tij.
Ekipi kombëtar rus, që nga viti 2015 nuk merr pjesë në garat ndërkombëtare nga shkaku i një pezullimi për doping të përhapur.
Kachegina dhe tre atletët tjerë nuk janë në mesin e shumë rusëve të cilët IAAF i lejoi të garojnë ndërkombëtarisht, por jo nën flamurin e Rusisë.