Fatih Erel
26 Tetor 2018•Përditësim: 26 Tetor 2018
STAMBOLL (AA) - Gara e 19-të e Grand Prix të Kampionatit Botëror 2018 në Formula 1 do të zhvillohet në Meksikë gjatë fundjavës, raporton Anadolu Agency (AA).
Garat kualifikuese do të mbahen në kryeqytetin Meksiko City të shtunën ndërsa gara do të mbahet të dielën në ora 18:10 sipas kohës lokale.
Kompeticioni do të mbahet në "Autodromo Hermanos Rodriguez", një pistë garash me gjatësi 4.304 kilometra, e cila përshkohet me 71 xhiro.
Kryesuesi i sezonit, piloti britanik i "Mercedes"-it, Lewis Hamilton fitoi nëntë gara ndërsa piloti gjerman Sebastian Vettel i Ferrarit arriti i pari në pesë gara.
Piloti australian Daniel Ricciardo i ekipit të Red Bull-TAG Heuer mundi kundërshtarët e tij në dy gara dhe holandezi Max Verstappen dhe Kimi Raikkonen u dolën të parët në një garë.
Lewis Hamilton avancon ndaj Sebastian Vettel me 70 pikë në kampionat.
Deri në fund të sezonit 2018 në Formula 1 kanë mbetur edhe tre gara, përfshirë edhe garën në Meksikë
Për të arritur titullin e pestë të kampionit në karrierën e tij, Hamilton duhet të përfundojë garën në mesin e 7 më të mirëve ose Vettel të humb garën në Meksikë.
Kështu qëndron radhitja për këtë sezon të pilotëve dhe konstruktorëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 346 pikë
2. Sebastian Vettel (Gjermani): 276 pikë
3. Kimi Raikkonen (Finlandë): 221 pikë
4. Valtteri Bottas (Finlandë): 217 pikë
5. Max Verstappen (Holandë): 191 pikë
- Radhitja e konstruktorëve:
1. Mercedes: 563 pikë
2. Ferrari: 497 pikë
3. Red Bull: 337 pikë
4. Renault: 106 pikë
5. Haas: 86 pikë