Sport

Hakim Ziyech në huazim te Galatasaray

Galatasaray tha se do t’i paguajnë Ziyechit 3,58 milionë euro për sezonin 2023-2024 dhe “2,85 milionë euro për sezonin 2024-2025 nëse ai transferohet në klub me blerje”

Emre Aşıkçı  | 20.08.2023 - Përdıtësım : 21.08.2023
Hakim Ziyech në huazim te Galatasaray

Istanbul

Klubi turk i futbollit Galatasaray ka transferuar futbollistin maroken Hakim Ziyech nga Chelsea të shtunën në formë huazimi me opsion për blerje në fund të sezonit, transmeton Anadolu.

Galatasaray tha se do t’i paguajnë Ziyechit 3,58 milionë euro për sezonin 2023-2024 dhe “2,85 milionë euro për sezonin 2024-2025 nëse ai transferohet në klub me blerje”.

Më pas, Ziyech u prezantua para tifozëve pas një ndeshjeje që Galatasaray e zhvilloi kundër Trabzonsporit në Istanbul në kuadër të Superligës turke.

Ziyech, 30 vjeç, ka luajtur më parë për klubet Heerenveen, Twente, Ajax dhe Chelsea.

Mesfushori ndihmoi Chelsean të fitonte titullin e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, Kupën e Botës për Klube të FIFA-s dhe Superkupën e UEFA-s.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın