Murat Keleş
29 Nëntor 2019•Përditësim: 30 Nëntor 2019
Kampionati Botëror në Formula 1 për vitin 2019 do të përfundojë me garën e 21-të të sezonit që do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen nesër në orën 14:00 me 55 xhiro në pistën "Yas Marina" e gjatë 5.554 metra në kryeqytetin Abu Dabi, ndërsa gara e madhe do të zhvillohet të dielën më 1 dhjetor në orën 14:00.
Piloti britanik, 34-vjeçari Lewis Hamilton, është shpallur kampion për të gjashtën herë në karierën e tij që në garën e 19-të në Grand Prix SHBA.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve të para të Grand Prix-it Abu Dabi në Formula 1 janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani): 387 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 314
3. Max Verstappen (Holandë): 260
4. Charles Leclerc (Monako): 249
5. Sebastian Vettel (Gjermani): 230
- Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 701 pikë
2. Ferrari: 479
3. Red Bull: 391
4. McLaren: 140
5. Renault: 91