Ekip
29 Nëntor 2019•Përditësim: 02 Dhjetor 2019
Klubi anglez i Arsenalit ka shkarkuar trajnerin Unai Emery, 18 muaj pasi pasoi Arsene Wenger si menaxher i klubit të Premier Ligës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Skuadra e Londrës veriore humbi të enjten në Eintracht Frankfurt në Europa League për të zgjatur garën e saj pa fitore në shtatë ndeshje.
Tani Arsenali në tabelën e Premier Ligës renditet në vendin e tetë.
Arsenali e ka vendosur Fredi Ljungberg si zgjidhje të përkohshme, duke promovuar ish-lojtarin nga pozita e ndihmësit të tij.
Arsenali përfundoi i pesti në Premier Ligë në sezonin e parë të Emery dhe arriti në finalen e Europa League, duke humbur nga Chelsea.