Emre Aşıkçı
10 Dhjetor 2021•Përditësim: 10 Dhjetor 2021
Galatasaray luajti baras pa gola me Lazion të enjten për të kaluar në fazën e 1/16-ës së finales në Ligën Evropiane të UEFA-s si fitues i Grupit E, transmeton Anadolu Agency (AA).
Asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte gol gjatë 90 minutave në terrenin vendas të Lazios në stadiumin "Olimpico" në Romë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Marseille mposhti Lokomotiv Moskën 1:0 me golin e Arkadiusz Milik në "Stade de Marseille".
Galatasaray kryeson Grupin E me 12 pikë ndërsa Lazio është në vendin e dytë me 9 pikë.
Lazio kaloi në raundin e "play-off"-it të Evropa Ligës ndërsa Marseille e vendit të tretë u kualifikua në fazën eliminatore të Ligës së Konferencës së Evropës.
- Ekipet që u kualifikuan në të 16-tën e finales (fituesit e grupeve)
Olympique Lyon, Monaco, Spartak Moska, Eintracht Frankfurt, Galatasaray, FK Crvena Zvezda, Bayer Leverkusen dhe West Ham United.
- Ekipet që shkojnë në "play off" me eliminim direkt (ekipet e dyta në grupe dhe ekipet e treta të grupeve në Ligën e Kampionëve)
Rangers, Real Sociedad, Napoli, Olympiacos, Lazio, Braga, Real Betis, Dinamo Zagreb, Barcelona, Borussia Dortmund, Leipzig, Porto, Sevilla, Sherif, Zenit dhe Atalanta.