Can Erözden
10 Dhjetor 2021•Përditësim: 10 Dhjetor 2021
Memphis Grizzlies shënoi fitore kundër Los Angeles Lakers me rezultatin 108:95 në ndeshjen e së enjtes të NBA, ndërsa superylli i skuadrës humbëse LeBron James shënoi "triple-double"-n e tij të 100-të në karrierë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me përvojën e tij 18 vjeçare në NBA, James shënoi 20 pikë, 11 asiste dhe 10 kërcime në FedExForum të Memphis duke arritur një moment historik të ri në karrierën e tij.
Ylli 36-vjeçar u bë lojtari i pestë i NBA-së që arrin të paktën 100 "triple-double". James iu bashkua Russell Westbrook (189), Oscar Robertson (181), Magic Johnson (138) dhe Jason Kidd (107).
Memphis shënoi fitore në shtëpi ndaj Lakersit pavarësisht mungesës së yllit të tyre Ja Morant.
Morant, hyri në protokollet e shëndetit dhe sigurisë të ligës të mërkurën, siç konfirmoi skuadra më parë. Lojtari 22-vjeçar ka qenë jashtë fushës që nga 26 nëntori, kur pësoi lëndim të gjurit të majtë.
Lakers ishte në avantazh në çerekun e parë 29:25 në Memphis, por Grizzlies dominoi pjesën e dytë, duke shënuar 34 pikë kundër Los Angelesit.
Në po këtë çerek Lakers shënoi 24 pikë. Lakers u rikthye në çerekun e tretë ndërsa rezultati ishte i barabartë, 72:72 me 5:18 minuta të mbetura.
Jaren Jackson Jr. i Memphis arriti të shënojë duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij 74:72.
Deri në fund të çerekut të tretë, Grizzlies kryesonte ndeshjen 85:78.
Memphis pati nën kontroll ndeshjen në çerekun e katërt ndërsa rriti epërsinë në 16 pikë me 5:44 para përfundimit pas një trepikëshi nga Jackson Jr., 101:85.
Kjo ishte pika e kthesës së lojës për Grizzlies.
Jackson Jr. shënoi 25 pikë për Memphis ndërsa Desmond Bane 23 pikë për të siguruar fitoren. Përveç "triple-double"-it të James, sulmuesi i Lakersit, Anthony Davis pati 22 pikë dhe 8 kërcime.
Grizzlies është në vendin e katërt në renditjen e Konferencës Perëndimore me 15 fitore dhe 11 humbje.
Lakers ka një bilanc me 13 fitore dhe 13 humbje duke u radhitur në vendin e shtatë në Konferencën Perëndimore, i cili aktualisht kryesohet nga Golden State Warriors.
Të premten, Lakers do të vizitojnë Oklahoma City Thunder. Ndërkohë Grizzlies do të presë Houston Rockets të shtunën.
- Rezultatet:
Philadelphia 76ers - Utah Jazz 96:118
Memphis Grizzlies - Los Angeles Lakers 108:95
San Antonio Spurs - Denver Nuggets 123:111