Sport

Futbollisti kosovar, Topalli e sheh Turqinë si favorite në finalen e "play-off"-it

"Kjo ndeshje është një ëndërr për ne. Ndoshta kjo mundësi nuk do të vijë kurrë më në jetën time", tha Jetmir Topalli i cili luan për Seriksporin, që përfaqëson Antalian në Trendyol 1. Lig

Servet Tümer  | 30.03.2026 - Përdıtësım : 30.03.2026
Futbollisti kosovar, Topalli e sheh Turqinë si favorite në finalen e "play-off"-it Foto: Servet Tümer/AA

Antalya

SERVET TUMER

Futbollisti kosovar, Jetmir Topalli që luan për Serikspor në Trendyol 1. Lig (Liga e Parë Turke), tha se kombëtarja turke e futbollit, me lojtarët e saj yje, është favorite në finalen e "play-off"-it të kualifikimeve për Kupën e Botës FIFA 2026 kundër Kosovës.

Futbollisti 28-vjeçar, i cili luan edhe për Kombëtaren e Kosovës, për Anadolu tha se është i emocionuar për ndeshjen finale të "play-off"-it të Kupës së Botës FIFA 2026 midis Kosovës dhe Turqisë, e cila do të luhet nesër.

Topalli e konsideron Turqinë favorite, por zemra e tij është me vendin e tij, Kosovën.

"Kjo ndeshje është një ëndërr për ne. Ndoshta kjo mundësi nuk do të vijë më kurrë në jetën time. Sigurisht, Turqia është favorite, ata kanë shumë lojtarë yje. Ne jemi një vend i vogël ndoshta, por federata jonë ka bërë gjëra të pabesueshme kohët e fundit. Ata sollën Franco Fodën si trajner të ri dhe ai bëri një punë të shkëlqyer. Shpresojmë të fitojmë nesër dhe ëndrra jonë do të bëhet realitet. Do të doja shumë të vishja fanellën e ekipit kombëtar në finalen e 'play-off'-it të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026 të FIFA-s", tha ai.

Topalli thotë se e admiron shumë Arda Gulerin dhe tërhoqi vëmendjen te Vedat Muriqi, golashënuesi më i mirë i Kosovës, një 31-vjeçar i cili ka luajtur për Giresunspor, Gençlerbirligi, Çaykur Rizespor dhe Fenerbahçe në karrierën e tij.

- "Mund të them se u bëra futbollist në Turqi"

Lojtari kosovar tha se Turqia zë një vend të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike.

Duke kujtuar se më parë ka luajtur për klubet si Yeni Malatyaspor, Istanbulspor, Manisa FK, Pendikspor dhe Bandirmaspor në Turqi, Topalli tha: "Turqia zë një vend shumë emocional në jetën time. Kam luajtur si në Superligë ashtu edhe në Ligën e Parë për 6 vjet. Mund të them se u bëra futbollist në Turqi. Superliga është ligë e jashtëzakonshme. Ka yje shumë të mirë. Liga e Parë është gjithashtu shumë e mirë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın