Can Erözden
15 maj 2020•Përditësim: 15 maj 2020
Sezoni i futbollit në Gjermani është vendosur të rifillojë të shtunën pas një pauze dymujore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Java e 26-të e shoqatës së ligës profesionale të futbollit "Bundesliga" do të fillojë me derbin mes ekipeve Borussia Dortmund dhe Schalke 04 në stadiumin "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Më 13 mars, Gjermania ndaloi garat në mbarë vendin për shkak të shqetësimeve shëndetësore shkaku i pandemisë.
Javën e kaluar, Lidhja Gjermane e Futbollit (DFL) konfirmoi se "Bundesliga" dhe "Bundesliga 2" do të rifillojnë më 16 maj.
Bundesliga është liga e parë evropiane e futbollit që rifillon gjatë pandemisë në vazhdim.
Duke u adresuar në një konferencë për media pas takimit të klubeve, presidenti i DFL-së, Christian Seifert tha se ata do të zbatojnë masa për higjienën dhe provën.
Seifert po ashtu tha se të gjithë janë përgjegjës për të marrë masa paraprake për të mos u infektuar me koronavirus dhe theksoi se pret që të gjithë ta përmbushin këtë përgjegjësi.
Ekipet do të luajnë ndeshje në stadiume pa tifozë përderisa ekipit Borussia Dortmund me siguri do t'i mungojë "Muri i Verdhë" i famshëm në derbin e të shtunës.
Të njohur për pasionin dhe zhurmën e tyre, "Muri i Verdhë" është një grup besnik dhe i zjarrtë i tifozëve të ekipit Borussia Dortmund, i cili mbështet skuadrën e saj pas golit.
Masa të reja në stadiume
Lojtarët e futbollit, zëvendësuesit e stafit teknik dhe mjekësor, gjyqtarët dhe fotoreporterët janë personat e vetëm që do të lejohen të hyjnë në fushë.
Në kuadër të masave kundër koronavirusit, ekipet nuk do të lejohen të fotografohen para fillimit të lojës.
Përveç kësaj, nuk do të ketë ceremoni para ndeshjeve dhe nuk do të ketë shtrëngime duarsh para dhe pas lojërave për të minimizuar rreziqet.
Do të ketë zbatime të tjera të rrepta siç është mbajtja e distancës sociale në pankinën e zëvendësuesve.
Nëse lojtarët dhe stafi teknik, përfshirë këtu edhe trajneret, nuk ndjekin rregullat e distancës sociale në pankinë, ata patjetër duhet të mbajnë maska mbrojtëse ashtu siç bëjnë punonjësit e tjerë të ngarkuar me punë.
Dhomat e mediave do të mbyllen
Lojtarët nuk mund të marrin pjesë në zonat e dhomave të mediave, ku ata zakonisht flasin me mediat, sepse këto ambiente do të jenë të mbyllura.
Ndërkohë, trajnerët do të japin intervistat e tyre pas ndeshjes përmes video-konferencës.
Dhomat e zhveshjes së skuadrës nikoqire dhe asaj mysafire si dhe topat e ndeshjeve gjthmonë do të dezinfektohen.
Lojtarët dhe të tjerët nuk do të lejohen të përqafohen, të shtrëngojnë duart apo edhe të festojnë në grupe apo të kryejnë ndonjë kontakt fizik pasi të shënojnë gola.
Revista e famshme gjermane sportive "Kicker" tha se DFL më herët u kërkoi klubeve se duhet të kufizojnë festimet e golave të tyre, ndërkohë që organi i futbolli gjerman lejoi lojtarët të përshëndeten dhe të festojnë përmes bërrylave.
Bayern Mynih kryeson në Bundesliga
Ekipi Bayern Mynih kryeson tabelën e ligës së parë gjermane me 55 pikë.
Borussia Dortmund renditet në vendin e dytë me 51 pikë.
RB Leipzig renditet e treta me 50 pikë.
Ndeshjet e javës së 26-të në Bundesliga janë si më poshtë:
16 maj, e shtunë:
Borussia Dortmund - Schalke 04
RB Leipzig - Freiburg
Hoffenheim - Hertha Berlin
Fortuna Dusseldorf - Paderborn
Augsburg - Wolfsburg
Eintracht Frankfurt - Borussia Monchengladbach
17 maj, e diel:
Këln - Mainz 05
Union Berlin - Bayern Mynih
18 maj, e hënë:
Werder Bremen - Bayer Leverkusen