Can Erözden
07 Prill 2020•Përditësim: 08 Prill 2020
Çmimi i Madh i Kanadasë në Formula 1 është prolonguar, ndërsa organizatorët përmendin si arsye përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Organizatorët e Çmimit të Madh të Kanadasë, ngjarje e planifikuar për me 12-14 qershor, kanë njoftuar prolongimin e garës për shkak të përhapjes globale të koronavirusit", thonë nga Formula 1.
Më herët janë prolonguar edhe garat në Australi, Bahrein, Vietnam, Kinë, Spanjë, Holandë, Azarbejxhan dhe Monako.
Gara e 10-të këtë sezonë është planifikuar të mbahet në Francë më 28 qershor.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.4 milionë, me mbi 80 mijë vdekje dhe mbi 298 mijë të shëruar.
Kanadaja deri më tani ka konfirmuar 16.652 raste dhe 323 vdekje që ndërlidhen me COVID-19.