Koronavirusi

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 100 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 129.694, prej të cilëve 2.347 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka  | 19.04.2021 - Përdıtësım : 20.04.2021
Shqipëri, 5 të vdekur dhe 100 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 të vdekur dhe 100 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 129.694, prej të cilëve 2.347 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102.171, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 25.176.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 1.867 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 609.555 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë në Shqipëri kanë mbërritur edhe 208.000 vaksina Sinovac dhe sipas autoriteteve shëndetësore në vend kanë mbërritur deri tani mbi 700 mijë vaksina nga kompani të ndryshme.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe deri tani janë administruar mbi 333.330 doza të vaksinës në gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın