Yunus Kaymaz
30 Nëntor 2019•Përditësim: 01 Dhjetor 2019
Piloti britanik i ekipit Mercedes, Lewis Hamilton do të fillojë i pari garën e 21-të në Grand Prixin Abu Dabi në Kampionatin Botëror në Formula 1 për vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në pistën "Yas Marina" prej 5.554 metra në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi, me 55 xhiro u zhvillua renditja për garën e Grand Prixit Abu Dabi.
Piloti britanik, 34-vjeçari Hamilton, i cili është shpallur kampion për të gjashtën herë në karierën e tij që në garën e 19-të në Grand Prix SHBA, siguroi "pole position" me kohën 1 minutë e 34.779 sekonda.
Ndërsa i dyti u rendit Valtteri Bottas, kolegu i ekipit të Hamilton me kohën 1.34.973 sekonda ndërsa i treti piloti holandez Max Verstappen i ekipit Red Bull-Honda me kohën 1.35.139.
Gara e madhe Grand Prix Abu Dabi do të zhvillohet nesër në orën 14:10.